Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Karikatura e “Charlie Hebdo” zemëron italianët

(Foto) Karikatura e “Charlie Hebdo” zemëron italianët
September 02
18:19 2016

“Tërmeti italian: pene me salcë domateje, pene furre, lazanja”.

Ky është titulli i karikaturës së radhës së “Charlie Hebdo”, referuar tërmetit të fuqishëm në Amatrice të Italisë, i cili shkaktoi 290 të vdekur.

Në karikaturë paraqiten një burrë dhe një grua të gjakosur, si dhe disa shtresa të rrënojave, me njerëz të vdekur në to.

Ka qenë kjo faqe e të përjavshmes franceze, e cila ka “tërbuar” jo vetëm italianët, por edhe shumë njerëz anembanë Europës.

Shumë e kanë dënuar këtë akt, të tjerë shprehen se e qeshura mbi 290 të vdekur nuk është aspak satirë, ndërkohë që ka edhe nga ata që thonë se ISIS duhet të kthehet për t’i vizituar sërish, ashtu siç bëri në janar të vitit 2015, pas karikaturave të Profetit Muhamed. /Blitz.al/

Charlie

Komento
Shperndaje