Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Fëmijët sirianë përdorin Pokemon-ët për të kërkuar ndihmë: Na gjeni dhe ejani na shpëtoni!

July 21
20:47 2016

...

 

Ndërkohë që miliona njerëz në një pjesë të mirë të globit, të “çmendur” pas lojës “Pokemon Go”, janë vënë në ndjekje Pokemon-ëve në përditshmërinë e tyre, shumë fëmijë, viktima të luftës në Siri, po përjetojnë një realitet krejtësisht ndryshe.

“Na gjeni dhe ejani të na shpëtoni!”

Kjo është fushata e sapolançuar në Twitter, e cila përmban disa fotografi të fëmijëve sirianë që mbajnë në duar vizatime të Pokemon-ëve të ndryshëm. Duke përdorur pikërisht fenomenin e fundit botëror, ata kërkojnë ndihmë.

Duket si lojë, por në të vërtetë nuk është e tillë.
UNICEF ka dhënë alarmin në lidhje me Sirinë; vetëm në orët e fundit kanë vdekur 20 fëmijë, duke përmendur faktin se 35.000 të tjerë janë në rrezik.

Komento
Etiketimet
Shperndaje