Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Euro 2016 – ‘Plas’ dhuna në Marsejë. Huliganët anglezë ndalohen nga policia

June 10
19:56 2016

Ende pa nisur zyrtarisht Kampionati Europian në Francë, dhuna e tifozerive të ndryshme ka krijuar jo pak rrëmujë!

Për të dytën mbrëmje radhazi, përplasjet mes huliganëve anglezë, rusë e francezë kanë bërë që policia vendase të ndërhyjë, madje duke përdorur edhe gazin lotsjellës. Masë kjo e policisë e cila erdhi si shkak i hedhjes së shisheve drejt tyre nga anglezët të konsideruar të dehur nga autoritetet.

“Ka përplasje gjithandej! Anglezët e rusët po zihen gjithë kohës me njëri-tjetrin.” – tha një banakier për “MailOnline”.

Në fakt tifozët anglezë mbrohen me fjalët se pavarësisht se kanë pirë pak alkool për shkak të entuziazmit, e vetmja gjë që kanë bërë është se kanë brohoritur e kanë kënduar, ndërkohë që janë ‘sulmuar’ papritur nga policia vendase, apo nga tifozeria ruse.

Të shumtë janë anglezët që kanë zbarkuar në Francë për këtë kompeticion, ku kombëtarja e tyre do të përballet në fazën e grupeve me Rusinë, Sllovakinë dhe Uellsin.

Etiketimet
Shperndaje