Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) Avioni kreu disa rrotullime përpara uljes. Aviacioni Civil: Nuk ka pasur leje fluturimi

(FOTO) Avioni kreu disa rrotullime përpara uljes. Aviacioni Civil: Nuk ka pasur leje fluturimi
September 15
13:43 2016

Teksa vijon hetimi për zbardhjen e ndodhisë shënuar sot në grykëderdhjen e Ishmit, ku një avion i vogël i tipit “Piper” u ul papritmas, dëshmitarët nga vendngjarja kanë dhënë deklarata të kundërta nga ajo e pilotit italian Guiddo Andrea Guidi, i cili deklaroi përpara policisë se u ul për shkak të një defekti.

Sipas dëshmitarëve, avioni i vogël ka kryer disa rrotullime në zonë dhe më pas është rrëzuar në grykëderdhjen e Ishmit. Avioni ka një krah të këputur.

Përfaqësues të Aviacionit Civil janë shprehur se avioni që ra sot në Ishëm nuk ka pasur leje fluturimi. Leja kërkohet 48 orë përpara fluturimit, por diçka e tillë nuk është kërkuar. /Blitz.al/

 

Shperndaje