Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ambasadori Donald Lu i kalon festat e nëntorit në një mënyrë të veçantë

(Foto) Ambasadori Donald Lu i kalon festat e nëntorit në një mënyrë të veçantë
November 30
08:37 2016

Ambasadori Donald Lu gjithnjë është veçuar për natyrën e tij shumë popullore dhe sportive. Ai është një nga ambasadorët që është përshtatur që prej fillimit më së miri me traditën dhe kulturën shqiptare. Ai i habiti të gjithë me spotin e tij prezantues, ku u shfaq duke folur shqip. E kush më mirë se Donald Lu mund të festonte në mënyrë të veçantë festat e nëntorit?

Ai së bashku me familjen ka udhëtuar drejt qytetit të Korçës, që duhet thënë se me uljen e temperaturave bëhet edhe më i bukur nga reshjet e dëborës. Por ndonëse shumë prej nesh mund të mendojnë se Donald Lu bën një jetë shumë të kontrolluar, nën masa të rrepta sigurie fizike, ai është shfaqur së bashku me familjen në picerinë “Proper Pizza” në Korçë. Duket se familja Lu ka shijuar një ditë të këndshme duke ngrënë pica të veçanta dhe duke pushuar nga detyrimet në politikën e vendit.

15300533_10210959258248021_465913432_n

Me të mbaruar vaktin, Donald Lu ka pozuar me stafin e “Proper Pizza”, duke na lënë të kuptojmë se ai dhe familja e tij e kanë shijuar ashtu siç duhet vaktin dhe “arratisjen” për festat e nëntorit në Korçë.

15301068_10210959258288022_2021439824_n

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje