Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Alexandre Pato i çon zemra Shqipërisë, publikon foto…

(Foto) Alexandre Pato i çon zemra Shqipërisë, publikon foto…
May 04
12:04 2017

Ish-futbollisti brazilian i Milanit, Alexandro, Pato edhe pse luajti pak kohë me skuadrën milaneze, bëri për vete fansat e këtij ekipi në Itali dhe gjithë botën.

Nuk dolën jashtë këtij trendi as fansat shqiptarë të skuadrës së Milanit, të cilët e simpatizuan brazilianin jo vetëm për lojën brenda në fushë, por edhe për imazhin e tij, të preferuar nga vajzat.

Fanellat e Pato-s kanë qenë ndër më të shiturat, kryesisht te fëmijët që e kishin idhull futbollistin brazilian.

Edhe sot e kësaj dite, kur Pato prej disa vitesh nuk luan më me Milanin, bluzat e tij qarkullojnë në Shqipëri.

Një prej tyre e ka veshur një djalosh i fotografuar pranë një lavazhi në Shqipëri, edhe pse vendi ekzakt ku është bërë kjo foto nuk dihet.

I ekzaltuar nga kjo foto duket se ka qenë edhe vetë Pato, i cili e ka shpërndarë atë në InstaStory-n e tij personal, shoqëruar me 4 zemra ku ka shkruar Albania.

Tani të presim se ndoshta një ditë fansat shqiptarë të Pato-s do të kenë mundësi ta takojnë yllin brazilian. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje