Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, 2 të plagosur

(Foto) Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan, 2 të plagosur
November 20
12:40 2017

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja në autostradën Vlorë-Levan. Për pasojë, dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Makina me targa Aa 828 EV është përplasur me makinën e mirëmbajtjes së rrugëve. Në fotot e siguruara nga “Balkanweb”, duket se përplasja ka qenë e fortë.

Mjeti “Mercedes” është përplasur me makinën e mirëmbajtjes së rrugëve me targë AA828 EV, i cili ndodhej i parkuar.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shperndaje