Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Forumi i Sigurisë në Beograd, “përplasje” mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç

Forumi i Sigurisë në Beograd, “përplasje” mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç
October 13
11:20 2016

I pranishëm në Forumin e Sigurisë në Beograd, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se vendet duhet të lwnë pas të kaluarën dhe të bashkëpunojnë në të mirë të së ardhmes. Të njëjtin mesazh ka dhënë edhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Vuçiç, vendet nuk duhet të bëjnë gjëra kundër njëra-tjetrës, të cilat pengojnë integrimin. “Nëse bëjmë gjëra kundër njëri-tjetrit nuk kemi mundësi të bëjmë përpara, por nëse bashkëpunojmë do të ecim më mirë. BE shpesh vendos detyra të reja”, – është shprehur ai.

Të dy kryeministrat kanë vlerësuar rolin e kancelares Angela Merkel në rajon. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha se Merkel ka shpëtuar fytyrën e Europës, mendim që e përkrahu edhe Vuçiç.

Çështja që ka shkaktuar “përplasje” mes dy kryeministrave ka qenë Trepça që ka shkaktuar debate së fundmi mes Prishtinës dhe Beogradit. Kryeministri Rama tha se diskutimet për Trepçën janë të panevojshme, pasi një minierë në Kosovë nuk mund të sillet në Shqipëri.

Nuk ka vonuar ndërhyrja e kryeministrit serb, i cili tha se homologu i tij guxoi të bënte politikë njëditore në forum: “Kur pashë praninë e mediave kosovare këtu e dija se Edi do të bënte një politikë ditore. Unë nuk e bëra këtë. Por Edi është politikan më i mirë se unë. Ai foli për Trepçën, por unë guxoj të them se di më shumë se Edi për këtë. Ai tha se është çështje ekonomike, por mund të them se Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon Trepçës”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje