Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Forcat siriane në ofensivë tokësore për të rimarrë Aleppo-n

Forcat siriane në ofensivë tokësore për të rimarrë Aleppo-n
September 27
18:24 2016

Forcat qeveritare siriane kanë nisur së fundmi ofensivën tokësore për të rimarrë Aleppo-n. Mësohet se ata kanë sulmuar në katër fronte dhe sulmet janë përqendruar më së shumti në afërsi të kalasë së vjetër dhe qendrës turistike të qytetit.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në jug të Aleppo-s, ku trupat ushtarake janë përballur me kryengritësit që kanë marrë kontrollin e qytetit më të populluar sirian prej vitit 2012.

Më shumë se 350 njerëz janë vrarë në fushatën e bombardimeve që nga e premtja, gjysma e të cilëve janë raportuar të jenë gra ose fëmijë. Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s, i ka cilësuar sulmet “një shkelje të së drejtës ndërkombëtare” që ishin “moralisht krejtësisht të papranueshme.” /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje