Fol De Biasi! “Kush ta përgatiti “arkivolin”? Për kë e kishe?”- analisti i bën 9 pyetje publike ish-trajnerit të Kombëtares

June 18
11:26
2017
Lirim Zalla është një nga analistët sportivë më kritikë, i cili ngacmon herë pas here me reagimet e tij për situatën sportive në vend.
E sigurisht s’mund të mos reagonte për ikjen e trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi.
Përmes disa pyetjeve thumbuese, në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka lënë të kuptohet se shumë gjëra nuk janë thënë nga italiani në ditën e lamtumirës.
REAGIMI i ZALLËS
“Fol De Biazi, fol, mos qaj!
- Pse lamtumirën tënde mister e lexove të shkruar dhe nuk fole si bilbili 6 vjet me radhë? A. Kishe emocione? B. Ta kishin përgatitur? C. U trembeshe shpërthimeve të papritura?
- Pse i nderuar, një ditë më parë the që do rrije deri në fund të sezonit dhe të nesërmen ike? A. Të detyruan? B. Shite kohën e qëndrimit? C. Të treguan pasardhësin?
- Për cilin person në FSHF e kishe që “përgatiti arkivolin tënd në Izrael”? E dinë të gjithë atë që përqafove fort e me lot në sy. Sa bukur, qarje dyshe Xhani!
- A je ndier ndonjëherë i tradhtuar te ne De Biazi? A. Nuk e ke kuptuar? B. Të ka pëlqyer? C. Ka qenë me interes?
- Për çfarë të vjen më shumë keq tani mister? A. Që kur shaje Dukën thoshe Federata? B. Kur e lavdëroje thoshe emrin e tij?
6. Si nuk e sqarove një herë o Xhani, kush na çoi në “Francë 2016”, ti me ekipin apo Ai, Federata?
- Tramexani, zëvendësi yt, po ta fut apo e le vetë?
- Mister, të hoqën apo ike vetë?
- A u largove se pe që Bushi u bë trajner U-21 duke braktisur drejtorllëkun e Kombëtares?
FOL … DE BIAZI FOL… MOS QAJ…!” – shkruante Zalla në profilin e tij zyrtar në Facebook.