Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fly Ernest” vjen në Shqipëri. Çmime të ulëta dhe më shumë destinacione në Itali

“Fly Ernest” vjen në Shqipëri. Çmime të ulëta dhe më shumë destinacione në Itali
June 24
12:07 2016

Nga data 1 korrik, “Fly Ernest” do të shkurtojë distancat midis Shqipërisë dhe Italisë. Fluturimet do të mund të rezervohen online ndërkohë që do të ketë nisje nga 9 aeroporte të ndryshme të Italisë.

Ajo çka ka premtuar kompania është bileta me çmim shumë më të lirë sesa ofertat e kompanive ekzistuese. Bëhet e ditur se 9 destinacionet do të përshkojnë Italinë nga veriu në jug.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë thënë gjithashtu se këto oferta të lira në çmim nuk do të ndihmojnë vetëm shqiptarët, por edhe italianët të cilët kanë shprehur dëshirë këtë sezon veror për të kaluar pushimet në rivierën shqiptare.

Komento
Shperndaje