Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florian Marku mposht serbin në vetëm 2 minuta

Florian Marku mposht serbin në vetëm 2 minuta
April 24
09:02 2017

Kampioni shqiptar i kick-box-it, Florian Marku, ka fituar ndeshjen e djeshme ndaj serbit Stefan Suskavçeviç.

Floriani u gjend në vështirësi vetëm për pak sekonda pasi serbi e lidhi atë duke e mbajtur afër tij dhe duke mos i lënë hapësirë shqiptarit që ta godasë.

Por kjo gjë nuk zgjati për shumë kohë serbi, pasi Floriani menjëherë ka reaguar dhe i kanë mjaftuar 2 minuta që ta nxirrte jashtë loje serbin Suskavçeviç, pasi e ka kapur në një pozicion të keq në cep të ringut, çka e detyroi serbin të pranonte humbjen.

Për të parë ndeshjen e Florianit ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, i cili ka udhëtuar nga larg për të qenë pranë kampionit shqiptar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje