Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet për herë të parë pas sulmit biznesmeni Fadi Mitri: Ishte sulm i paramenduar

Flet për herë të parë pas sulmit biznesmeni Fadi Mitri: Ishte sulm i paramenduar
September 13
10:27 2016

Paraditen e së shtunës, biznesmeni Fadi Mitri u sulmua në rrugën e Rinasit në sy të bashkëshortes dhe fëmijëve. Pas ngjarjes ai ka folur për herë të parë për gazetën “Panorama”.

Biznesmeni nuk ka dhënë detaje rreth ngjarjes, por ka thënë se është mirë. Ai ka fiksuar targën e mjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët dhe, sipas tij, automjeti kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

Makina ka qenë më targa italiane, por sipas verifikimeve ka rezultuar që automjeti “Tuareg” nuk është me targa të rregullta dhe nuk e ka kaluar kufirin në rrugë zyrtare. Burimet thonë se makina është përdorur vetëm për të kryer sulmin ndaj biznesmenit 55-vjeçar.

Të dhënat dëshmojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale, siç u tha dy ditë më parë në njoftimin e policisë, por ishte një sulm i paramenduar dhe i qëllimshëm./Blitz.al/

Shperndaje