Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Neymar pas skualifikimit të Brazilit: “Nuk di nëse do luaj më futboll!”

Flet Neymar pas skualifikimit të Brazilit: “Nuk di nëse do luaj më futboll!”
July 07
17:46 2018

Neymar zgjodhi të heshtë mbrëmë pas eliminimit që Brazili pësoi në Botëror në çerekfinalen kundër Belgjikës, por sot, 26-vjeçari me anë të rrjeteve sociale ka shprehur trishtimin e tij që nuk arriti të triumfonte në Rusi. Ka qenë “Balkanweb” që e ka përkthyer reagimin e tij në shqip dhe vijon si më poshtë:
“Mund të them se ky është momenti më i trishtuar i karrierës time, dhimbja është shumë e madhe sepse ne e dinim se mund të arrinim atje, kishim kushtet të shkonim më tej, për të bërë histori… por nuk ishte ky rasti. Vështirë për të gjetur forcën për të luajtur sërish futboll, por jam i sigurtë që Zoti do më japë forcën që të përballem me çdo gjë, pra s’do ndalem kurrë së falënderuari Zotin, edhe në humbje… sepse e di që rruga e tij është më e mirë se e imja. Shumë i lumtur të isha pjesë e këtij ekipi, krenar për të gjithë, ëndrra jonë u ndërpre por ajo nuk do dalë nga mendjet tona dhe nga zemrat tona.”
Kujtojmë se Neymar është cilësuar nga shumë gazetar sportiv si provokues dhe “aktor” në fushë duke u rrëzuar vazhdimisht në fushë edhe pa ndonjë shkak. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje