Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet nëna e vogëlushit të dhunuar: Në atë kopsht janë dhunuar të gjithë. Djali më vinte me plagë në kokë

Flet nëna e vogëlushit të dhunuar: Në atë kopsht janë dhunuar të gjithë. Djali më vinte me plagë në kokë
June 21
16:57 2016

Video e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” në Tv Klan, ku drejtuesja e kopshtit të fëmijëve “Diren”, Anjeza Shabani dhunonte barbarisht një prej fëmijëve, ka shkaktuar një reagim të fuqishëm të njerëzve, prindër ose jo të cilët kërkojnë të merren masat e duhura ndaj biznesit të palicencuar prej 1 viti dhe ndaj dhunueses.

Krahas shumë komenteve me revoltë në rrjetet sociale, ka reaguar edhe mamaja e fëmijës.
Nëpërmjet një mesazhi të shkruar për ‘Revista Anabel” në Facebook, zonja J. ka dashur të rrëfejë më shumë rreth dhunueses Anjeza Shabani dhe atyre që fëmija ka përjetuar.

“Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët e më thoshtë vetëm: “Mami, mami!”” – shkruan ajo.

“Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. “ – shton J. më tej si për të shuar zërat që qarkullonin gjatë ditës së sotme se fëmija i dhunuar në video ishte autik.

Ajo gjithashtu shprehet se në kopshtin në fjalë të gjithë fëmijët janë dhunuar dhe do të dëshmojnë së shpejti.

Mesazhin e plotë të zonjës e lexoni më poshtë:

“Anabel. …Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir…Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët dhe më thoshtë vetëm: “Mami, mami”. Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte. Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj. Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat. Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopësht. I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim. Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim.” Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja. Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. Dhe kjo ka qënë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente. Është i urtë, i dashur. Është jeta ime. Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë. Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë prej 8 muajsh. Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptarve.”

Komento