Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Mirela Ruko: Lindita, dorëhiqu!

Flet Mirela Ruko: Lindita, dorëhiqu!
November 18
15:27 2016

Mirela Ruko, 23-vjeçarja që i hodhi salcë ministres Nikolla ditën e djeshme, ka treguar arsyet e veprimit të saj, si dhe ka rikërkuar dorëheqjen e Lindita Nikollës.

Në një intervistë për News24 për herë të parë pas qëndrimit për më tepër se 10 orë në Komisariatin Nr. 1 të Tiranës, Ruko ka treguar se jetesa jashtë është më e vështirë se qëndrimi në komisariat e izoluar.

“Shpresoj që të ketë më shumë persona që të jenë pjesë e lëvizjes studentore e të ngrenë zërin. Dua që ata që kritikojnë veprimin tim të shohin më parë situatën shoqërore, situatën ku ndodhen studentët dhe reformat që miratohen nga qeveria dhe ministrja. Veprimi im nuk ishte personal, por i menduar paraprakisht nga lëvizja ku jam”,- tha Ruko.

“Kërkojmë që Lindita Nikolla të dorëhiqet. Këto janë kërkesat tona dhe jo një parti politike”,- përfundoi ajo.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje