Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Ministrja Kumbaro: Teatri do të shembet! Acarohen aktorët: Kaloni mbi trupat tanë…

Flet Ministrja Kumbaro: Teatri do të shembet! Acarohen aktorët: Kaloni mbi trupat tanë…
February 14
12:44 2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është përballur me artistët mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit.

Ajo ka qenë përballë Arben Derhemit, Altin Bashës, Genc Fugës, Gëzim Kames dhe Robert Budinës, për të hedhur dritë mbi çështjen e shumëdiskutuar të Teatrit Kombëtar. Kumbaro u shpreh se Teatri do të shembet për të ndërtuar një tjetër më dinjitoz, projekti i të cilit po studiohet.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar Kryetarit të Bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare.”,- u shpreh ajo.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar dhe se një gjë e tillë ndodh vetëm po të kalohet mbi trupat e tyre.

“Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”. – tha Derhemi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje