Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet Lulzim Basha: “Protesta, betejë madhështore e fituar, ne do ta vazhdojmë këtë luftë në …

Flet Lulzim Basha: “Protesta, betejë madhështore e fituar, ne do ta vazhdojmë këtë luftë në …
January 28
14:05 2018

Sot kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur për mediat dhe ka falenderuar të gjithë shqiptarët pa përjashtim që mporën pjesë masivisht në protestën e djeshme. Ai e konsideroi si një betëjë madhështore të fituar dhe se është një ogur i mirë për luftën e përditshme në të cilën është angazhuar opozita e cila  do ta vazhdojë këtë luftë ditë për ditë në institucione, rrugë e sheshe, sepse sipas Bashës  pa të nuk mund të ketë Shqipëri europiane.

“Falenderoj qindra mijëra vetë që morën pjesë në protestë. Mos ta pranojnë këtë të keqe, por të ngrihen kundër saj. Të krijojmë një qeveri antimafia që shkëput lidhjen e politikës me krimin, dhe të bëjmë reformën zgjedhore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Dita e djeshme ishte betejë madhështore e fituar nga shqiptarët e ngritur për të refuzuar qeverinë e bandave dhe krimit. Fitorja e kësaj beteje është ogur i mirë për luftën e përditshme të opozitës.

Ne do ta vazhdojmë këtë luftë me të gjitha format në çdo hapësirë, në rrugë e sheshe bashkë me qytetarët, pa të cilët nuk mund të ketë Shqipëri europiane.

Shqiptarët dhanë një mesazh revolte, refuzimi, mospranimi me qeverinë e krimit, por dhe një mesazh shprese se Shqipëria mund,duhet dhe do të bëhet një vend europian me drejtësi të barabartë për të gjithë, që i shërben njerëzve dhe jo oligarkëve të krimit.

Opozita do të vazhdojë angazhimin deri në realizimin e këtij qëllimi afatshkurtër që është qeveria antimafia dhe reformën zgjedhore.

Ju falënderoj të gjithëve që me bashkimin tuaj dje hapët një horizont shprese,” tha Basha. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje