Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flet i plagosuri për vrasjen e 14 janarit në Tiranë ku mbeti i vrarë 32-vjeçari,

Flet i plagosuri për vrasjen e 14 janarit në Tiranë ku mbeti i vrarë 32-vjeçari,
January 17
15:33 2018

Një atentat i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 14 janarit në kryeqytet ku mbeti i vrarë me dy plumba në kokë 32-vjeçari Emiljano Boçi.

Bashkë me të ka qënë edhe shoku i tij Melvin Disha i cili ka mbetur i plagosur dhe sot ka dhënë edhe deklaratën e tij se si ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e tij ai ka treguar disa detaje nga ngjarja e rëndë por ka theksuar se nuk ka mundur të dallojë autorët.

“Kur kemi dalë nga lokali jemi drejtuar drejt makinës dhe dhe atë moment nuk kemi parë asgjë. Sapo jemi futu në makinë kanë filluar të shtënat dhe na kanë qëlluar. Në momentin që më ka prekur plumbi jamë shtrirë në serdile disa minuta deri kur mbaruan të shtënat. Unë nuk e kam idenë se kush mund të jetë autori.”- ka përfunduar Melvini deklaratën e tij.

Disha është marrë në pyetje nga policia në spitalin e traumës ku po merr edhe mjekimet pasi mbeti i plagosur në shpatull gjatë atentaitit te ish-parku i autobuzëve. /Blitz.al/

Shperndaje