Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Flet gruaja e dhunuar, M. Caushaj: Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtjeje!

(Video) Flet gruaja e dhunuar, M. Caushaj: Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtjeje!
June 07
17:39 2016

Videoskandali i dhunës i shpërndarë sot në rrjetet sociale ka ngritur një valë debatesh e protestash. Pamjet e dhunës së një burri ndaj ish-bashkëshortes së tij, teksa ajo rrethohej nga fëmijët kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat për marrjen e masave. Pas arrestimit të 44-vjeçarit Ilirjan Pajo, është kontaktuar edhe nëna e dhunuar, e cila për News24 është shprehur:

“Ish-bashkëshorti më kërcënoi duke më thënë se nuk duhet të punoja. Më tha se kërkonte të mbante fëmijët” – shprehet ajo.

Caushaj shton më tej se ka 3 fëmijë, e merr vetëm 4 mijë lekë asistencë në muaj, gjë që e ka shtyrë të fillojë punë për të mbajtur një të moshuar!

“Është hera e dytë që ai më dhunon në publik. E kam kallëzuar në polici dhe kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtjeje!” – shton më tej 38-vjeçarja.

Etiketimet
Shperndaje