Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin ekspertët: “Të ndalohet goditja e topit me kokë, për moshat nën 18 vjeç”

Flasin ekspertët: “Të ndalohet goditja e topit me kokë, për moshat nën 18 vjeç”
August 09
10:42 2018

Benet Ormalu është një nga ekspertët më të mirë në botë për dëmtimet e trurit. Ai rekomandon kufizimin e gjuajtes së topit me kokë për lojtarët e futbollit. Madje ai shkon më tej ku thotë se për futbollistët nën 18 vjeç kjo gjë duhet ndaluar kategorikisht.

“S’ka asnjë kuptim të kontrolloni me kokën tuaj një objekt që udhëton me shpejtësi të lartë. Duhet ti ndalojnë goditjet e topit me kokë pasi kjo është ë rrezikshme”, u shpreh doktori.

Sipas një hetimi ish-futbollisti i Anglisë, Xhef Astle ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pasi vuajti për 10 vjet nga traumat e trurit të shkaktuara nga goditjet e topit me kokë. Vajza e tij ka nisur një fushatë ku kërkon që mjekët ta trajtojnë seriozisht këtë çështje.

Burimi: Panorama Sport
Komento
Shperndaje