Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flamurtari sulmon FSHF-në: Ke qëllime korruptive dhe të njëanshme

Flamurtari sulmon FSHF-në: Ke qëllime korruptive dhe të njëanshme
October 11
21:45 2016

Klubi i Flamurtarit ka sulmuar sërish Federatën Shqiptare të Futbollit, pas ultimatumeve që i janë dërguar për borxhe që vlonjatët kanë ndaj personave të tretë.  Përmes një shkrese, Flamurtari bën me dije se do të ndjekë rrugët ligjore për të zgjidhur çdo çështje.

Sipas klubit, FSHF po e dëmton ekonomikisht përmes qëllimeve të njëanshme, antiligjore dhe korruptive.

“Në mënyrë të përsëritur, FSHF me organet e saj ligjore dhe stafin ka shqyrtuar dhe gjykuar çështje në shkelje flagrante të ligjeve, statuteve dhe rregulloreve të saj, FIFA-s dhe shtetit shqiptar, deri duke mohuar të drejtat thelbësore procedurale, duke arritur në përfundime dhe vendime që nuk përmbushin standardet e gjykimeve të drejta dhe të paanshme, duke krijuar jo vetëm dëme ekonomike, por edhe duke dëmtuar kështu në mënyrë të padrejtë imazhin e Flamurtari FC”, – citohet ndër të tjera në shkresë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje