Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Flamuri shqiptar hiqet nga salla e Universitetit të Prishtinës, revoltohen qytetarët

Flamuri shqiptar hiqet nga salla e Universitetit të Prishtinës, revoltohen qytetarët
May 03
09:42 2017

Flamuri kombëtar shqiptar është hequr nga një sallë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në këtë sallë ku pritej që të mbahej një ligjëratë me temën “What Brexit means?” flamuri kombëtar është hequr nga radha e flamujve të tjerë.

Në podiumin e universitetit ndodheshin edhe flamuj të tjerë të Kosovës, SHBA-ve, BE-së, si dhe flamuri i stemës së universitetit.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, nëse ka qenë një kërkesë e të huajve që kanë dashur të mbajnë ligjëratën me temën që trajtonte arsyet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe pasojat e këtij vendimi.

Në rrjete sociale qindra qytetarë janë shprehur të revoltuar me këtë gjest të autoriteteve të universitetit, pasi sipas tyre flamuri shqiptar tregon kombin, edhe nëse Kosova mund të ketë një flamur si shtet. /Blitz.al/

Share