Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalimi i fundit i Fidel Castros: Së shpejti vjen ora ime!

Fjalimi i fundit i Fidel Castros: Së shpejti vjen ora ime!
April 20
16:27 2016

Shumë duartrokitje dhe lot mallëngjimi kanë shoqëruar daljen e fundit të ish-presidentit kubanez, Fidel Castro.

Në prag të ditëlindjes së 90-të, Castro bëri edhe një dalje të shkurtër në publik, me rastin e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste.
“Babai” i revolucionit u brohorit nga një mijë delegatë me thirrjet “Fidel, Fidel!”

“Pas pak kohësh do të mbushë 90 vjet. Nuk e kisha menduar kurrë një gjë të tillë. Së shpejti do të jem si gjithë të tjerët. Ajo kohë vjen për të gjithë, edhe pse idetë komuniste kubaneze do të vazhdojnë të mbeten!” – tha Fidel Castro, pa përmendur asnjëherë vdekjen.

“Kjo mund të jetë hera e fundit që flas në këtë sallë. Kam votuar të gjithë kandidatët, e vlerësoj ftesën dhe jam i nderuar që më dëgjoni”, – shtoi ai.

Nga ana tjetër, partia e vetme nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare duke vazhduar kështu riorganizimin e organit të saj drejtues, duke projektuar dominimin e forcave revolucionare drejt kongresit të ardhshëm që do të zhvillohet në vitin 2021.

Etiketimet
Shperndaje