Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalimi emocionues i Bill Clinton, ku flet për njohjen me Hilary-n ka prekur gjithë Amerikën

Fjalimi emocionues i Bill Clinton, ku flet për njohjen me Hilary-n ka prekur gjithë Amerikën
July 27
09:37 2016

Konventa Kombëtare e Partisë Demokratike ka qenë një nga ato konventa të shoqëruara me shumë bujë mediatike. Kjo jo vetëm sepse Hilary Clinton u prezantua nga të gjithë përkrahësit e saj politikë, por edhe sepse pati një solidaritet të jashtëzakonshëm midis familjes Obama, që po largohet nga Shtëpia e Bardhë, dhe familjes Clinton, që është një nga pretendentet për të fituar zgjedhjet presidenciale. Sigurisht një pjesë kulmore e axhendës së konventës ishte momenti kur ish-presidenti Bill Clinton, njëkohësisht bashkëshorti i Hilary-t nisi të mbajë fjalën e tij.

“Në pranverën e vitit 1971 njoha një vajzë…” – tha ai dhe që prej këtij momenti audienca ishte e gjitha e tij. “E pashë për herë të parë Hilary-n në një klasë në universitet. Që aty pata idenë se është një nga ato vajzat e forta dhe që nuk tundohen lehtë. Pas asaj klase e ndoqa për disa ditë me radhë, por kisha frikë t’i flisja. Një ditë isha në librari me një mikun tim, kur në anën tjetër qëndronte një vajzë e bukur me libër në dorë… ishte ajo! Çuditërisht në momentin që unë po e shikoja edhe ajo më ktheu shikimin. Mbylli librin, rendi drejt meje që nga cepi tjetër i librarisë dhe ashtu me potencën që i shkon për shtat më thotë: “Ti ngele duke më parë, ja tani të pashë edhe unë. S’mund të qëndrojmë duke u parë gjithë jetën. Eja, prezantohemi. Unë jam Hilary!” Isha tërësisht i habitur, mbeta pa fjalë, seriozisht pa fjalë. Vetëm qeshja. Që nga ai moment, ne nuk kemi ndaluar asnjëherë së foluri, së qeshuri dhe së dashuri njëri- tjetrin.

Kemi kaluar bashkë gjithçka, të mira dhe të këqija, triumfe dhe humbje. Kemi krijuar një jetë me kujtime. Që ta njihja Hilary-n ishte dhurata më e bukur që Zoti mund të më bënte.  Ajo më ka hapur sytë ndaj botës edhe kur unë isha vetë president. Kam kaluar një jetë plot me bekime falë saj. Ndaj mund t’ju them vetëm kaq, kur unë isha president ajo çka dëshiroja të bëja ishte t’ju jepja të gjithëve një vend ku askush nuk ishte i padukshëm, ndërsa Hilary do t’ju japë një vend ku të gjithë do të garoni për të qenë jo vetëm të dukshëm, por fitimtarë dhe të suksesshëm. Ajo është personi më i fortë që unë njoh dhe e di që do ta ndryshojë vendin ashtu siç ajo di më mirë! Mund ta hidhni në çdo trazirë, luftë, vend delikat, situatë të sikletshme dhe pas një muaji do ta shikoni se si në një mënyrë apo tjetrën ajo do ta ketë kthyer atë vend në një tjetër gjë. Kjo është ajo që bën. E pabesueshme, por e vërtetë! Hilary ka qenë gjatë gjithë kohës një presidente e heshtur sepse ajo ka bërë në heshtje çdo punë të madhe të vendit pa dashur të marrë merita të shumta për këtë gjë, ndaj është koha ta zgjedhim për presidente që ajo të ketë mundësinë të bëjë atë çka ajo di të bëjë më mirë. Amerika ka qenë gjithnjë për të nesërmen, ndaj zgjidheni dhe fëmijët e nipërit tuaj do t’ju falënderojnë një ditë për këtë që do të bëni”,  – e ka mbyllur fjalën e tij ish-presidenti Bill Clinton, i cili ka qenë presidenti i 42-të i Amerikës, ndërkohë që pret që bashkëshortja e tij të bëhet presidentja e 45-të. /blitz.al/

 

Shperndaje