Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalimi emocional i lamtumirës së presidentit Obama

Fjalimi emocional i lamtumirës së presidentit Obama
January 11
11:07 2017

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë mbrëmjen e djeshme fjalimin e lamtumirës përpara qytetarëve amerikanë në Çikago, duke mos arritur të mbajë dot lotët në fund të tij.

“Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim, por në tuajën”,- tha ndër të tjera Obama.

“Etërit themelues u dhanë amerikanëve lirinë për t’i përmbushur ëndrrat tona me djersë, punë dhe imagjinatë”,- tha Obama ndër të tjera dhe iu rikthye mesazhit të fushatës së tij të parë për president në vitin 2008, parulla e së cilës ishte “Yes, we can! Po, ne mundemi!”.

Presidenti në largim tha se shpresat se ardhja e tij në pushtet do të shënonte fillimin e një Amerike pa probleme racore nuk ishin realiste.

Obama, i cili është 55 vjeç, tha gjatë fjalimit se ai ka jetuar mjaftueshëm për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë sesa ishin 30 vjet më parë, duke shtuar se e ka kuptuar gjithashtu që “nuk jemi aty ku duhej të ishim”.

Ai tha se çështjet ekonomike nuk mund të karakterizohen si luftë mes të bardhëve punëtorë të shtresës së mesme dhe pakicave që nuk meritojnë përfitime. Obama tha në fjalimin e tij të fundit si president se shumë familje në zonat urbane dhe rurale janë lënë pas dore. Ai pranoi se pabarazia e madhe dëmton parimet demokratike të vendit. Presidenti tha se shumë njerëz janë të bindur se qeveria u shërben vetëm interesave të të fuqishmëve.  /Blitz.al/

obama-familja

 

Komento
Shperndaje