Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët prekëse të nënës me fëmijë me sindromën Down

Fjalët prekëse të nënës me fëmijë me sindromën Down
March 21
14:33 2017

Një nënë amerikane me 3 fëmijë, 2 prej të cilëve me sindromën Down, ka shkruar një letër prekëse për fëmijët e saj dhe trajtimin që duhet t’u bëhet fëmijëve me këtë sindromë.

“Dua që fëmijët e mi me sindromën Down të kenë të njëjtat mundësi si të gjithë fëmijët e tjerë.

Nuk dua që fëmijët e mi të kenë diçka për t’i provuar dikujt.

Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

Kur më bënin këtë pyetje e vogël u thosha të gjithëve: “Nënë”.

E dija që do të vijoja kolegjin dhe do të kisha një karrierë, por e dija se këto ambicie të miat shkonin në sinkron me të qenit një ditë nënë. Por këto dëshira të miat, pas vitesh të tëra përpjekje, rezultuan boshe sepse unë isha sterile.

Jam ndierë e shkatërruar kur kuptova këtë gjë.

Por shumë shpejt zbulova si t’i shpëtoja kësaj errësire dhe ta vendosja jetën në shina. Kuptova se mund të isha nënë dhe bashkë me burrin vendosëm të adoptojmë fëmijë.

Por edhe kjo nuk ishte e lehtë, sepse kaluam net të tëra pa gjumë për të vendosur atë që do të ishte më e mira.

Por pas 1 viti mendimesh dhe diskutimesh, arritëm në konkluzionin për të birësuar vajzën tonë.

Por siç u surprizova dhe u ndjeva nënë me vajzën në krahë, sërish ndjeva plogështi kur kuptova se vajza ishte me sindromën Down.

Të qenit nëna e një fëmije me sindromën Down nuk ishte pjesë e planeve të mia, por vendosëm ta birësojmë vogëlushen tonë Macy.

Të qenit nënë nuk lidhet me birësimin e një fëmije apo me rritjen e atij fëmije në barkun tënd. Në këtë mënyrë e kuptuam se edhe fëmija nuk mund të dallohet nga fakti se ka 1 kromozom më tepër në trupin e tij.

Fëmijët me sindromën Down meritojnë të jetojnë dhe të kenë të njëjtat mundësi si fëmijët e tjerë.

Por jo gjithkush ndihet në këtë mënyrë.

8 vjet kanë kaluar që prej momentit që ndërmorëm këtë nismë dhe që prej atëherë kemi adoptuar edhe 2 fëmijë të tjerë, përfshirë edhe një djalë me sindromën Down.

“Nuk dua që fëmijët e mi t’i provojnë dikujt diçka vetëm se janë të ndryshëm. Në fakt, çdo njeri është i ndryshëm dhe ata janë spektakolarë në atë mënyrë që kanë lindur. Është koha që bota ta njohë këtë gjë”,- thotë nëna Heather Avis.  /Blitz.al/

Shperndaje