Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët e ngrohta që i thotë djali Klajda Gjoshës çdo ditë para ikjes në punë

Fjalët e ngrohta që i thotë djali Klajda Gjoshës çdo ditë para ikjes në punë
June 21
10:03 2017

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, kandidate e LSI-së për qarkun e Tiranës, ka folur për jetën e saj jashtë politikës. E ftuar në “Vila 24”, ajo u ndal në jetën e saj personale, marrëdhënien e saj me të birin 2-vjeçar dhe bashkëshortin.

Gjosha thotë se shpeshherë i është dashur të sakrifikojë qëndrimin me djalin e saj, Luis, ndërsa falënderon bashkëshortin për kujdesin që ka ndaj të birit në kohën kur ajo mungon në shtëpi.

“Pa të nuk do kisha pasur mundësi të arrija këtu ku jam. Ai e merr dhe e çon në kopsht, ka luajtur një rol kryesor me djalin, ndryshe jo fushatë që s’bëja dot, por as detyrën si ministre. Kemi edhe ndihmën e gjyshërve”,- tha ajo më tej.

Gjosha tregon edhe një moment të veçantë para se të sillte në jetë djalin. “Kam qenë në mbledhje deri pak momente para se të vinte në jetë Luisi. U kthye edhe në batutë në mbledhje se thosha kam edhe pak kohë, kam edhe pak kohë”,- tregon ministrja.

Teksa i biri rritet çdo ditë, ajo rrëfeu se i vjen keq që nuk mund të jetë gjithë kohës pranë tij, gjë që e ka kuptuar edhe vogëlushi.

“Mami, prapë te puna?”- më pyet çdo mëngjes. E vetmja gjë që dua është që ai të ndihet krenar, këtë synim s’e harroj asnjë ditë të jetës sime”, – u shpreh Gjosha.

“Në 2015-n e kam marrë me vete në një fushatë intensive në qarkun e Korçës, ka qenë fare i vogël, vetëm 7 muajsh. Këto momente e kanë bërë më të fortë”,- tha ndër të tjera Gjosha. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje