Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fjalët e fundit të pilotit të avionit

Fjalët e fundit të pilotit të avionit
December 02
11:04 2016

Pak ditë pas aksidentit tragjik të rënies së avionit në Medellin të Kolumbisë që i mori jetën 71 personave, pjesa më e madhe e të cilëve futbollistë të ekipit Chapecoense të Brazilit, kanë dalë informacione për arsyet e rënies, por edhe biseda e fundit që ka bërë në radio piloti i avionit.

Miguel Quiroga pak para rënies, ka dhënë alarmin SOS në radio ku dëgjohet të thotë: “Nuk kemi karburant. Është shkatërruar sistemi elektronik”, e më pas duke thirrur “Na ndihmoni”, “Po rrëzohemi”.

Piltoti i një tjetër avioni që lëvizte në zonën aty pranë ka dëgjuar alarmin në radio, dhe tha se pas thirrjes sinjali u ndërpre dhe ata filluan të gjithë të qanin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje