Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fituesit tek Ekonomiku, dekani Kule: Afat edhe sot, në të kundërt humbasin të drejtën

Fituesit tek Ekonomiku, dekani Kule: Afat edhe sot, në të kundërt humbasin të drejtën
October 18
09:38 2016

Një ditë më parë u bënë me dije kuotat e mbetura bosh në universitete pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimit. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, bëri të ditur se në këtë fakultet vijojnë të mbeten të lira 2/3 e kuotave të pranimit.

Duke iu drejtuar kandidatëve që kanë fituar nga ulja e vijës së kuqe në fazën e dytë të regjistrimit, ai tha që kanë afat deri më datë 18, pra deri sot, për t’u regjistruar, në të kundërt nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në këto degë pas kësaj date.

Në Fakultetin e Ekonomisë kanë mbetur bosh 776 kuota të paplotësuara, konkretisht:

76 në degën Ekonomiks,

156 në degën Informatikë Ekonomike,

265 në degën Financë,

279 në degën Administrim Biznes.

“Ju kujtojmë se në qoftë se nuk regjistroheni në asnjë nga degët ku jeni shpallur fitues në datat 17-18 tetor, në fazat pasardhëse humbisni të drejtën e studimit në FEUT. Gjithashtu kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse të datave 19-20 tetor”,- citohet në njoftimin e këtij fakulteti.

/Blitz.al/