Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fituan ndeshjen, por gëzimi zgjati shumë pak. Ekipi izraelit, i bllokuar për 9 orë në Rinas

Fituan ndeshjen, por gëzimi zgjati shumë pak. Ekipi izraelit, i bllokuar për 9 orë në Rinas
November 13
12:17 2016

Mbrëmjen e djeshme, ndeshja Shqipëri-Izrael përfundoi me rezultatin 0-3.

Por kthimi në shtëpi për izraelitët nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë. Lojtarët e Kombëtares së Izraelit ka qëndruar e bllokuar për rreth 9 orë në aeroportin “Nënë Tereza” si pasojë e një defekti që kishte pësuar aeroplani që do t’i kthente në vendin e tyre.

Që prej orës 2:00 të mëngjesit deri në orën 11:30 të ditës së sotme,  skuadra dhe stafi teknik kanë qëndruar brenda avionit pasi mjeti nuk ka arritur të ngrihej në fluturim për shkak të një problemi në motor.  Një tjetër aeroplan i ka marrë futbollistët në aeroportin e Rinasit për t’u nisur drejt Izraelit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje