Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fitorja e PS-së në Dibër, Niko Peleshi: E majta investoi për njeriun e duhur, jo një nga Tirana

Fitorja e PS-së në Dibër, Niko Peleshi: E majta investoi për njeriun e duhur, jo një nga Tirana
September 13
09:54 2016

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka komentuar fitoren e kandidatit të majtë për kryetar bashkie në Dibër. Sipas tij, fitorja ishte një shmangie nga presioni i opozitës, sepse zyrtarët e PD-së kanë ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Gjithashtu, zëvendëskryeministri ka shtuar se Muharrem Rama ishte njeriu i duhur për Dibrën dhe kjo ishte një ndër arsyet që votuesit zgjodhën atë për kryetar.

“Ne vinim nga një skandal në zgjedhjet në Dibër. Investuam për njeriun e duhur nga Dibra, jo një nga Tirana”,- ka thënë Peleshi/Blitz.al/

Komento
Shperndaje