Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fiter Bajrami, kreu i KMSH-së: Të vijojë harmonia fetare

Fiter Bajrami, kreu i KMSH-së: Të vijojë harmonia fetare
July 05
09:23 2016

Ditën e sotme, besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në nder të kësaj feste, kreu i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Burçaj, ka uruar besimtarët, duke e cilësuar këtë festë si “festë të shpërblimit, ditën e solidaritetit dhe harmonisë shpirtërore”.

“Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë. Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë.”, uroi ai teksa bëri thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare sikundër deri më sot.

Komento