Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fino vs. Duka: Ish-kryeministri nis fushatën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit

Fino vs. Duka: Ish-kryeministri nis fushatën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit
October 30
11:27 2017

Në mars të vitit të ardhshëm, brenda Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri që do të drejtojë federatën për 4 vitet e ardhshme.

Media të ndryshme sportive shkruajnë se përballë presidentit aktual Armand Duka do të jetë ish-kryeministri Bashkim Fino.

Deputeti socialist është parë shpesh në stadiumet shqiptare, më së shumti në kryeqytet. Ai ishte prezent edhe mbrëmë në takimin Partizani-Flamurtari, në tribunën VIP, ku pati takime edhe me dy drejtuesit e klubeve, Demin dhe Idrizin.

Shpallja e kandidaturës së Finos për postin e presidentit të FSHF-së pritet të bëhet së shpejti. /Blitz.al/

Shperndaje