Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finalizohet operacioni “Smart”. Ndalohen shtetasit që thyenin mjete

Finalizohet operacioni “Smart”. Ndalohen shtetasit që thyenin mjete
November 27
16:56 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë- Finalizohet operacioni “Smart”

Kapen në flagrancë dy shtetas të cilët thyenin mjete. Njëri prej tyre ishte në kërkim për vjedhje.

Më datë 26.11.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Smart”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Elidon Vojka, 19 vjeç, banues në Berat.

– Emanuel Gupe, 23 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

Në Rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit e lartë përmendur, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë në momentin që po tentonin të thyenin xhamin e automjetit tip “Smart”, në pronësi të S. D.

Gjithashtu, nga bashkëpunimi me Komisariatin e Policisë Nr 4, u është arritur tu dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura në juridiksionet e Komisariatit të Policisë Nr 2 dhe Nr 4, ku më konkretisht:

• Më datë 03.11.2016, në Rrugën “Ali Baushi, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. S.

• Më datë 19.11.2016, në parkingun e Q.S.U.T., kanë vjedhur Navigatororin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. M.

• Më datë 20.11.2016, në Rrugën “Mihal Popi”, kanë vjedhur dy pasqyrat dhe airbag-un e timonit, të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të E. S.

• Më datë 15.09.2016, në Rrugën “Shefqet Musaraj”, kanë marrë një aparat fotografik nga automjeti tip “Opel”, në pronësi të J. K.

• Më datë 29.06.2016, në Rrugën ‘”Kongresi i Lushnjës’”, kanë vjedhur pasqyrat si dhe disa aksesorë brenda automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të J. C.

Shtetasi Emanuel Gupe, rezulton person i shpallur në kërkim me shkresën e datës 25.10.2016, nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, për Vjedhje.

Materialet proceduriale, i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 134-25 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje