Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finalizohet operacioni në Krujë, arrestohen 11 shtetas dhe sekuestrohen 1.3 tonë lëndë narkotike

Finalizohet operacioni në Krujë, arrestohen 11 shtetas dhe sekuestrohen 1.3 tonë lëndë narkotike
October 19
12:09 2016

Nga Anduena Llabani

Një operacion antidrogë ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të 11 shtetasve dhe sekuestrimin e 1.3 tonëve lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 6 armëve zjarri, automjete dhe disa telefonave. Finalizimi me sukses i këtij operacioni erdhi pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bazë të informacioneve të ardhura nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Derven, Krujë, kanë konstatuar dy ambiente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

  1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
  2. Ferit Sula, 45 vjeç, lindur në Burrel;
  3. Ali Kuçi, 19 vjeç, banues në Milot;
  4. E.N., 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
  5. Besmir Vathi, 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
  6. Erald Bardhoku, 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
  7. Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova) 48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
  8. Gazmir Gjokea, 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
  9. Nilson Gega, 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
  10. Gjovalin Gjokea, 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
  11. Aurel Gjokeja, 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjatë kontrolleve të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;
  • 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;
  • një armë zjarri tip TT;
  • 2 armë zjarri automatik;
  • një kallashnikov;
  • 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;
  • një automjet Audi – Q 7 me targa AA 066 LD;
  • një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;
  • një furgon me targa AA 057 GL;
  • një Sharoon me targa AA 762 DH;
  • një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;
  • një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;
  • telefona celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

/Blitz.al/

op2

op3

op4

op5

 

Etiketimet
Shperndaje