Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finalizohet operacioni “Brryli”, dy shtetas në pranga

Finalizohet operacioni “Brryli”, dy shtetas në pranga
November 17
16:33 2016

Nga Anduena Llabani

Finalizohet operacioni “Brryli”. Në pranga dy shtetas, një në kërkim dhe një në gjendje të lirë. Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike.

Më datë 17.11.2016, nga specialistët e Krimeve të Hapura në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u finalizua operacioni “Brryli”, ku u godit një grup kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi: A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri, pushkë model 56; një krehër me 15 fishekë, model 56; 12 fishekë të kalibrave të ndryshme; 13 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva; disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza. Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 283, 278 dhe 300 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje