Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fillon konferenca “Teknologjia në zgjedhje”. Donald Lu: “Anëtarët e mazhorancës janë akoma në krevat”

Fillon konferenca “Teknologjia në zgjedhje”. Donald Lu: “Anëtarët e mazhorancës janë akoma në krevat”
December 13
11:33 2017

Ditën e sotme Donald Lu ka organizuar një konferencë për “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje”. Këtë konferencë ambasadori amerikan në Tiranë e ka filluar me një kritikë.
Fillimisht ka falenderuar anëtarët e opozitës për pjesëmarrjen, dhe ka bërë një ironi me ata të mazhorancës. Duke parë shumë pak prej tyre prezentë, ai është shprehur se ata “po qëndrojnë akoma në krevat”.

“Fillimisht falënderoj opozitën që merr pjesë në këtë takim, po shoh shumë pa kantarë të mazhorancës që marrin pjesë këtu, mos ndoshta po qëndrojnë akoma në krevat? A po e marrin me seriozitet këtë çështje?” – ka thënë ai në fjalimin e tij./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje