Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, sherr në një lokal, goditet me thikë në bark 31-vjeçari

Fier, sherr në një lokal, goditet me thikë në bark 31-vjeçari
December 17
10:25 2017

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Levan në Fier. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal, pas një sherri mes dy personave.

“Në datën 17.12.2017, rreth orës 09:00, në urgjencën e spitalit Fier është sjellë për mjekim shtetasi F.S, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier.

Në një lokal në fshatin Lavan, dyshohet se shtetasi D.H, 40 vjeç, ka goditur goditur me thikë në bark shtetasin F.S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi F.S po merr mjekim në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e shtetasit D.H dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje