Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier – Prindërit denoncojnë rrëmbimin e 15 vjeçares, vajza: “Jam larguar me deshirë”

Fier – Prindërit denoncojnë rrëmbimin e 15 vjeçares, vajza: “Jam larguar me deshirë”
May 22
16:36 2019

Familjarët e një 15 vjeçareje kanë denoncuar se është rrëmbyer vajza e tyre. Familja jeton në Mbrostar të Fierit dhe ata u shprehën  se vajza është larguar rreth orës 09:00 të ditës së djeshme (21 maj).

Ajo quhet Jurgena Xhelali dhe mësohet se policia e Beratit ka gjetur sot vajzën, e cila ndodhet në komisariat dhe nuk pranon të flasë më familjarët. Ndërkohë vajza thotë në komisariat se është larguar me dëshirë. Prindërit kanë denoncuar me pretendimin se vajza është minorene.

Ndërkohë Policia po vazhdon të hetojë mbi ngjarjen dhe për të zbuluar arsyet e vajzës për të mos u kthyer në shtëpi.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje