Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier – kapen dy të rinj me kanabis, policia qëllon me armë

Fier  – kapen dy të rinj me kanabis, policia qëllon me armë
May 06
10:37 2016

Dy të rinj, Agron Xhaxhaj 27 vjeç dhe Ergent Braçe 28 vjeç, janë kapur në flagrancë nga policia e Fierit duke mbajtur me vete 7.2 kg canabis sattiva.

Gjatë operacionit të policisë, njëri prej djemve ka kundërshtuar policinë duke u përleshur me një prej efektivëve dhe duke e plagosur këtë të fundit me një mjet të mprehtë, ndërkohë që punonjësi i policisë është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë në këmbë.

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” janë dy akuzat që rëndojnë mbi të rinjtë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier ka tanimë në dorë të gjitha materialet dhe do të marrë vendimin për dy shtetasit.

Etiketimet
Shperndaje