Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier – Histori tronditëse! U përdhunua në moshën 6-vjeçare nga njerku, e ëma e nxiste

Fier – Histori tronditëse! U përdhunua në moshën 6-vjeçare nga njerku, e ëma e nxiste
September 10
09:24 2016

Për 12-vjeçaren, nëna e saj është kthyer në njeriun më të urryer. Janë arrestuar sot e ëma dhe bashkëshorti i saj (njerku i vajzës) pasi të dy kanë abuzuar me të miturën me inicialet E. Y.

Njerku Ilmi Hoxhaj ka abuzuar seksualisht me vajzën kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe dyshohet se ka qenë pikërisht e ëma, e cila e ka nxitur këtë veprim.

“Këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y. 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallëzimit të bërë, shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën që në moshën 6-vjeçare”, – thuhet në raportin e policisë.

Ka qenë vetë vajza e cila ka denoncuar rastin dhe kur policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ka zbuluar edhe kultivim të bimëve narkotike, 41.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. /Blitz.al/

Shperndaje