Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier – Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen drogë, armë e municione.

Fier – Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen drogë, armë e municione.
October 22
11:08 2016

Nga Anduena Llabani

Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen drogë, armë e municione.

Konkretisht u sekuestruan:
– 23.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

– 50 fara bime narkotike Cannabis Sattiva.

– 2 armë zjarri automatik model 56.

– 2 krehra dhe 68 fishekë.

– 1 makinë tip “Mercedes Benz” me targa VL 3848 B.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Povelçë”, si rezultat i bashkëpunimit të Komisariatit të Policisë Fier me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, të cilët arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

– Lavdimir Kapaj, 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatik model 56 me 2 krehra me nga 30 fishekë dhe 23.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu u  arrestua në flagrancë shtetasi:

– Mikel Isaj, 21 vjeç, banues në fshatin Qafë Gjashtë, Sarandë, si edhe u procedua penalisht shtetasi:

– A.D., 27 vjeç,  banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrepave Fier”, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë VL3848B, që drejtohej nga shtetasi A.D., u ndalua nga shërbimet e policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, shtetasit Mikel Isaj iu gjetën në çantën e brezit dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 fishekë dhe 1 copë letër alumini me 50 fara bime narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti autoveturë tip “Benz”, me targë VL 3848 B, dyshohet si automjet i vjedhur dhe i trafikuar në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasit Lavdimir Kapaj dhe Mikel Isaj për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Nenet 283/a/1 e 278/2 të Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit A.D. për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga Neni 141/a i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje