Fier, finalizohet operacioni antidrogë i koduar “LAND”

Nga Anduena Llabani
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, duke përdorur metodat speciale të hetimit ka sekuestruar 25.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim me anë të metodave speciale të hetimit, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “LAND”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm: 1. Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis” Ballsh. 2. Luftar Xhafa, 42 vjeç, banues në Kuman Roskovec. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Kalenjë, Mallakastër, në vendin e quajtur “Fushë”, u kapën duke shkarkuar 25.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva nga mjeti tip Opel Astra me targa AA 158 BG, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal./Blitz.al/