Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “TOPOJA”

Fier, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “TOPOJA”
October 11
09:05 2016

Nga Anduena Llabani

Sekuestrohen 133 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë punës së mirorganizuar, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “TOPOJA”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Gëzim Ferko, 56 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Seman, në mjetin e tij tip furgon me targa FR 1838 B, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 133 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal./Blitz.al/

Shperndaje