Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, çahet akulli i liqenit, mbytet bariu

Fier, çahet akulli i liqenit, mbytet bariu
January 11
15:00 2017

Një 40-vjeçar është mbytur në Fier, pasi është rrëzuar aksidentalisht në një rezervuar uji që kishte ngrirë e ku ai po tentonte të kalonte në sipërfaqen e tij.

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Petovë dhe shtetasi që ka humbur jetën është me inicialet H.Xh, rreth 40 vjeç, bari në këtë fshat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu në vendngjarje janë nisur polumbarët për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga thellësia. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje