Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, bie nga kati i katërt, humb jetën

Fier, bie nga kati i katërt, humb jetën
December 03
17:32 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grua raportohet se ka rënë nga kati i katërt i pallatit duke humbur jetën, edhe pse është transportuar shumë shpejt për në spital me ambulancë.

Liliana Ruko, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonte.

Por një version tjetër ka dhënë njëra prej komshijeve të saj, sipas së cilës Lilianën e shtyu burri i saj.

Policia ka shoqëruar bashkëshortin e Lilianës për ta marrë në pyetje mbi ngjarjen, ndërkohë që raportohet se çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania ku kishte kërkuar azil disa kohë më parë dhe nuk u ishte pranuar.

Policia bën me dije se po heton për rrethanat e ngjarjes. /Blitz.al/

Shperndaje