Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, banorët e Mbrostarit ia dalin mbanë. Tërhiqet qeveria

Fier, banorët e Mbrostarit ia dalin mbanë. Tërhiqet qeveria
November 21
12:24 2016

Pas një jave protestash të njëpasnjëshme, me bllokim të rrugës nacionale herë pas here, si dhe incidente të vogla me policinë, banorët e Mbrostarit në Fier ia kanë dalë me qëllimin e tyre.

Sot prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, deklaroi se impianti i djegies së plehrave në Mbrostar nuk do të ndërtohet, por do të gjendet një zgjidhje tjetër për ndërtimin e impiantit.

Kujtojmë që muajt e fundit qeveria është vendosur përballë vendimit nëse do të vijojë më tej me ligjin për sjelljen e mbetjeve në Shqipëri ose jo, pas reagimit të fortë të shoqërisë civile.

Ligji i kaluar për herë të parë në parlament u kthye nga presidenti, por nëse ligji kalon për herë të dytë në parlament futet në fuqi automatikisht. Mjafton që të votohet nga 71 deputetë në kuvend.

Aktualisht PS ka shprehur votën pro. Mbetet për t’u parë votimi i LSI-së, sepse pa votat e saj ligji nuk mund të kalojë.  /Blitz.al/

Shperndaje