Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, autobusi me studentë përplaset me një fugon mallrash. Humb jetën drejtuesi i fugonit

May 20
16:21 2016

...

...
Picture 1 of 2

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Levan-Fier ku një autobus me studentë është përplasur me një fugon mallrash.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e rëndë ku për pasojë ka humbur jetën shoferi i fugonit dhe kanë mbetur të plagosur 3 studentë, të cilët janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ku autobusi me studentë që ktheheshin nga Vlora në drejtim të Fierit, është përplasur me një fugon të kuq mallrash. Sipas informatave, në autobus udhëtonin 12 studentë,  3 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur rëndë pas përplasjes.

Sakaq në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Si pasojë e tij, u bllokua qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Levan- Fier.

Komento
Shperndaje