Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fier, 32-vjeçari hipën në shtyllën e tensionit të lartë, alarmohen banorët

Fier, 32-vjeçari hipën në shtyllën e tensionit të lartë, alarmohen banorët
February 22
19:28 2018

Një 32-vjeçar nga fshati Varibob në Fier ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë prej orë 12:00. Ai nuk pranon të zbresë e thuhet se shtetasi Arjan Lamcaj vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po negociojnë me 32-vjeçarin  për ta bindur që të zbresë.

Informacion paraprak

Në datën 22.02.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, shtetasi A.L, 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.

Dyshohet se shtetasi A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Eshtë ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.

Komento
Shperndaje